Kishte fshehur në banesë kallashnikov dhe municione, pranga 50-vjeçarit në Dimal

Shqipëria

Kishte fshehur në banesë kallashnikov dhe municione, pranga 50-vjeçarit në Dimal

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:31
Armet

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dimalit, pasi u kap me kallashnikov dhe municione në banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Vangjel Shkëmbi.

NJOFTIMI I POLICISE

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Fshihte në banesë, një kallashnikov dhe fishekë për të, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Gjatë kontrollit në bane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat