Mbledhja e 43 deputetëve të PD, Indrit Hoxha: Po për bashkim, por pa vënë në diskutim lidershipin e Berishës

Shqipëria

Mbledhja e 43 deputetëve të PD, Indrit Hoxha: Po për bashkim, por pa vënë në diskutim lidershipin e Berishës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:46
Indrit Hoxha

Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Sali Berishës, lidhur me mbledhjen e zhvilluar dje ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës me ftesë të Gazment Bardhit, u shpreh se është për bashkim rreth vlerave dhe interesit të përbashkët.

Por Hoxha shton se në asnjë moment nuk duhet vendosur në diskutim lidershipi i Sali Berishës, që sipas tij është i “vetmi që gëzon mbështetjen e gjerë te demokratët”

Reagimi i plotë:

Bashkim po, por rreth vlerave, parimeve dhe interesit te demokrateve. Prandaj te gjithe ata sot qe vijne ne partine e vertete te demokrateve ne rradhe te pare duhet te kerkojne ndjese per te gjitha kostot qe i shkaktuat demokrateve ne keto dy vite.

Gje te cilen se kam pare keto dite. Duhet te tregojne qarte ne syte e demokrateve reflektimin dhe pendesen politike dhe njerzore. Nuk duhet te vijne si triumfator por si te penduar.

Kjo i bashkon demokratet dhe jo interesat e tyre personale ne kurriz te njerzve. Ne radhe te dyte ne asnje moment nuk duhet vendosur ne diskutim lidershipi i Sali Berishes, i cili eshte i vetmi qe gezon mbeshtetjen e gjere te demokratet. Me sa kam pare ne keto dy drejtime nuk ka qendrime te qarta. Ne kete kuptim bashkimi pa qartesuar keto dy elemente nuk ka asnje vlere te shtuar per opoziten!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat