“Patronazhimi, një nga krimet më të mëdha elektorale”, Vokshi: Nëse nuk ka dënime s’do të ketë zgjedhje të lira!

Shqipëria

“Patronazhimi, një nga krimet më të mëdha elektorale”, Vokshi: Nëse nuk ka dënime s’do të ketë zgjedhje të lira!

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 12:51
Albana Vokshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se më 14 maj nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë prezantimit të librit me shkeljet dhe denoncimet sa i takon zgjedhjeve, Vokshi tha se patronazhimi është një nga krimet më të mëdha elektorale.

Kemi të bëjmë me një krim elektoral. Duhet të gjenden zgjidhjet e problematikës. Do të ndalem te ajo që kam më shumë përzemër, që ka të bëjë me patronazhimin. Zgjedhje të lira këtu nuk do të ketë nëse nuk merren masa. Institucionet duhet të hetonin çdo shkelje. Ky rekomandim u përsërit. Nuk ka pasur votë në 14 maj, por ka pasur votime.

Nuk ka qenë vota e lirë. Mbi 40 kallëzime janë bërë në SPAK. Mbi 140 denoncime zyrtare në KQZ. Asnjë institucion nuk kishte sy për të dëgjuar për krimin elektoral. Patronazhimi është një nga krimet më të mëdha elektorale. Në bashkinë Tiranë, Veliaj ka ngritur një sistem patronazhimi, të gjitha nevojat dhe problemet, dhe i ka bashkuar me të dhëna të e-Albania. Në krye të kësaj skeme është Arbjon Mazniku.”, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat