Bardhi apo Basha kryetar grupi i PD? Meta: Nuk është detyra ime të përcaktoj, por vota tregon legjitimitetin

Shqipëria

Bardhi apo Basha kryetar grupi i PD? Meta: Nuk është detyra ime të përcaktoj, por vota tregon legjitimitetin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:02
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot në lidhje se kë njeh si kryetar grupit të PD-së, Bardhin apo Bashën, ndërsa shtoi se vota tregon legjitimitetin.

“Mendoj se në demokraci ju e dini se është vota, është shumica të cilat tregojmë legjitimitet kur ka një diskutim. Nuk është detyrë e imja, por për mua është unifikimi i opozitës dhe vënia në punën një herë e përgjithmonë e opozitës përballë regjimit.”, tha Meta.

Duke u ndalu te zgjedhjet në Kukës, që do të përsëriten, Meta tha se me këtë proces po merren ekspertët.

Këto janë çështje teknike dhe me këto merren eksportet Uroj që të ketë reflektim nga të gjithë qytetarët në Kukës.”, tha ai. Po ashtu Meta u ndal te aksioni opozitar. “S’kemi ndaluar asnjë ditë, asnjë sekondë, Partia e Lirisë për të bërë opozitë. Partia dhe Ilir Meta vijojnë aksionin”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat