Abuzimi seksual i të miturës në Tiranë nga 24-vjeçari, çfarë rezultoi nga zbërthimi i mesazheve në telefon

Shqipëria

Abuzimi seksual i të miturës në Tiranë nga 24-vjeçari, çfarë rezultoi nga zbërthimi i mesazheve në telefon

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin në pah nga abuzimi seksual i 24-vjeçarit ndaj një të miture.

Kujtojmë se ditën e djeshme është arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 11-vjeç, si dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për ‘BalkanWeb’, se të riut, Ramis Hysenji, iu sekuestrua celulari nga grupi hetimor dhe nga komunikimet është zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare.

Pas zbërthimit të bisedave dhe mesazheve, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë dhe komunikimet që ka pasur me të në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat