“Bardhi pagoi shpenzimet e Foltores”, Bejko: Lëvroi para për administratën e Berishës

Shqipëria

“Bardhi pagoi shpenzimet e Foltores”, Bejko: Lëvroi para për administratën e Berishës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:45
Roland Bejko

Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko theksoi se Gazment Bardhi se ka lëvruar para për administratën e partisë së Berishës. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, Bejko shtoi se qëllimi ishte shkrirja e PD-së dhe ajo që do të mbetej t’i bashkohej Foltores së Berishës.

“Nuk është se ne nuk e prisnim këtë që ndodhi, që grupi i këtyre deputetëve sepse sjellja e tyre në zgjedhjet e 14 majit por edhe më parë. Bënin presionin që të mos nxirrnin kandidat në zonat e tyre sepse ata kishin evidentuar figura që ishin me ne por duke i futur në Foltore do të fitonin me votat e pjesës tjetër dhe më pas do t’ja merrnin Berishës. Kjo futi mjegullnajë në kryesi në raport me atë që do të bëjë për daljen me një kandidat në të gjitha bashkitë lokale.

Jo vetëm kaq por tre muaj pas Berisha e uzurpoi selinë e PD, sekretari i përgjithshëm ka lëvruar paratë për administratën që punonte për llogari të Berishës dhe të gjithë detyrimet e tjera, drita apo ujë. Në reagimin tim dhe të disa të tjerëve, kur iu kërkuam a i merrni paratë si partia më e madhe opozitare, merrni një seli me qira, bëmë presion dhe mori një seli me qira ku të zhvillonin konferencat e shtypit, gjë që nuk funksionoi.

Partinë e bënë disfunksionale. Mendoja se ishte Basha pas tyre që i thoshte si Enkeledit dhe Gazit që mbajeni thjesht partinë sa të jetë atje dhe kthehem e marr. Rezultoi se nuk ishte ky skenari. Kishte brenda partisë një situatë që kërkonte që kjo parti të tretej si ‘kripa në ujë’ dhe butë butë ajo që do të ngelej të kalonte tek Foltorja dhe këta do t’i shkonin plakut të Foltores me një trofe, që t’i jepnin vulën dhe të ishte pronari i opozitës së vetme në Shqipëri.“, tha Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat