Konflikt mes dy personave në Vlorë/ Plagoset shtetasi i huaj, dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Konflikt mes dy personave në Vlorë/ Plagoset shtetasi i huaj, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së mërkurës.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se ka mbetur i plagosur një shtetas i huaj.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, teksa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat