Aksident në aksin Kardhiq – Sarandë, përplasen dy automjete - një i plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Kardhiq – Sarandë, përplasen dy automjete - një i plagosur

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 08:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Saranda përfshihet nga një tjetër aksident në harkun e 24 orëve, në të njëjtin aks rrugor Kardhiq-Sarandë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur fort me njëra tjetrën e për pasojë kanë përfunduar në kanal.

Sic shihet dhe në pamjet e aksidentit, një prej mjeteve është kthyer përmbys, ku nga përplasja ka mbetur i plagusur një person i cili është nisur me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident, por grupi hetimor po punon për zbardhjen.

Edhe paraditen e djeshme në këtë aks u përplasën ‘kokë më kokë’ dy mjete. Në njërin udhëtonte një punonjës i Policisë Kufitare dhe në automjetin tjetër një çift italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat