Balla prezanton paketën e re të sigurisë publike në shkolla: Të qetësojmë prindërit dhe gjyshërit

Shqipëria

Balla prezanton paketën e re të sigurisë publike në shkolla: Të qetësojmë prindërit dhe gjyshërit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:02
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot “Paketa e re e sigurisë publike në shkolla”, është hartuar me qëllim që të qetësojmë stresin prindërve, kur nisin fëmijët e tyre në shkollë.

Balla teksa prezantoi me detaje këtë reformë, u shpreh besimplotë se situata në shkolla do të përmirësohet.

Fjala e plotë:

Unë zakonisht nuk flas gjatë, por besoj që të gjithë më mirëkuptoni për rëndësinë e çështjes për të cilën jemi mbledhur, që ndoshta do zgjatem pak por e vërteta është që e kam mirëpritur ftesën e kryetarit të bashkisë Tiranë, që të vij këtu së bashku me një sërë institucionesh të tjera, me drejtuesit e Policisë së Shtetit, me drejtuesit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe të instirucioneve të tjera të përfshira në atë që ne e kemi quajtur “Paketa e re e sigurisë publike në shkolla”, me qëllim që gjatë vitit shkollor 2023-2024, t’ia qetësojmë sadopak, sa të mundemi, stresin prindërve, gjyshërve, kur nisin fëmijët e tyre në shkollë dhe deri kur kthehen pas shkolle, dhe problematika të tjera që lidhen me pjesën e pasdites.

Besoj që ndaj shqetësimin e të gjithë prindërve shqiptarë, shumicës prej tyre, që një prej sfidave tona më të mëdha është kthyer sot përdorimi i lëndëve narkotike te moshat e reja. Do ndalem më gjerësisht në pjesën që lidhet me luftën tonë pa kompromis ndaj këtij fenomeni, por dua pikë së pari ta përgëzoj Erionin, për këtë shkollë kaq të bukur, që na bashkëveprim me qeverinë shqiptare dhe më organizatat partnere, i kanë bërë të mundur t’i japin Tiranës një shkollë të standardeve më të mira europiane. Dhe këtu nuk po shpreh mendimin tim, por besoj shpreh vlerësimin që i bëri presidenti gjerman Frank-Valter Steinmeier, kësaj shkolle të cilën nuk hezitoi aspak ta thoshte që ishte një ndër shkollat më të mira që kishte vizituar dhe këtu bëhet fjalë nga një president të Gjermanisë. E dyta, pavarësisht përpjekjes time që të mos bëj për asnjë moment, vlerësim politik, për sa kohë do të jem ministër i Brendshëm i Shqipërisë, dua që ta ndaj me ju, le të themi surprizën pozitive të faktit se e kam dëgjuar aq shumë dhe aq shpesh këtë historinë e shkollës “Ismail Qemali” në foltoren e Kuvendit, të gjithë atyre të “Sami Frashërit”, sepse shumë nga kolegët e mi dhe të Erionit kanë studiuar në këtë shkollë dhe nuk e di ku e gjenin frymëzimin që të vinin në foltoren e Kuvendit dhe të flisnin kundër kësaj bukurie infrastruktrurore. Megjithatë, besoj që inati ju ka dalë dhe jam i sigurtë që Erioni i ka ftuar kur është bërë përurimi dhe besoj që do vazhdosh t’i ftosh deri kur t’u dalë inati dhe të kuptojnë që ndaj çdo vepre që është ndërtuar në Tiranë, të gjithë ata që kanë dalë kundër, në fund e kanë kuptuar që e kanë pas gabim, sepse të gjitha veprat e bukura që i janë dhuruar Tiranës, në drejtimin e kryetarit të bashkisë, me mbështetjen e kryeministrit Rama, janë natyrë që Tiranën dita ditës po e bëjnë destinacionin më të rëndësishëm turistik, do thoja unë pa asnjë hezitim, krahasuar me kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Jugor.

Tani le të shkojmë tek detyrat e shtëpisë. Jam këtu sot, pikërisht janë pak ditë nga 11 shtatori kur fillon viti i ri shkollor, për të ndarë me publikun por dhe me të gjitha institucionet përgjegjëse, detyrat tona të shtëpisë lidhur me paketën e sigurisë.

Të gjithë prindërit që dorëzojnë fëmijët e tyre tek dera e shkollës, duan që fëmija e tyre të jetë i sigurt, që asgjë e keqe të mos iu ndodhë dhe kjo siguri të mos jetë vetëm brenda hapësirës së shkollës as dhe vetëm brenda oborrit, por të jetë brenda një dimensioni sigurie që ne e kemi quajtur “Perimetri i sigurisë në shkolla”, dhe pa harruar që dhe brenda shkollës kemi një sërë fenomenesh që na duhet të bëjmë më shumë sesa kemi bërë deri më tani, se kemi pasur akte dhune brenda në shkollë dhe jashtë oborrit të shkollës.

Duhet të gjejmë një përgjigje urgjente për bullizimin dhe për shërimin e këtij femoneni sado që të mundemi. Kemi aksidente rrugore ku na janë përfshirë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të atyre të mesme. Kemi një shkollë e cila preket nga një prej akseve të rëndësishme të qytetit të Tiranës, “Rruga e Barrikadave”,  dhe prandaj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në bashkëveprim me Drejtorin e Policisë Vendore edhe me drejtuesit e njësisë së qarkullimit rrugor të Tiranës, duhet që në bashkëveprim me Policinë Bashkiake të kontrollojnë përkufizimin e shpejtësisë, nuk jam i bindur që kufizimi i shpejtësisë 40 km/orë është i sigurt.

 

Ka shumë vende që e kanë 20 km/orë kufizimin e shpejtësisë, pra kryesisht kopshtet, kështu që do ta studiojmë se unë e di fare mirë që këto janë kufizime që vendosen dhe nga Kodi Rrugor por nuk besoj që në Kodin e Shqipërisë do ta kem të vështirë të marr mbështetjen e shumicës së kolegëve, për të kaluar ndryshimet që kemi strukturuar me drejtuesit e Policisë Rrugore për sa i përket kësaj.

Kështu që na duhet ta bëjmë si duhet, bashkë me Erionin.

Shitësi ambulant që shet ushqime pikante afër shkollës janë shërbime të cilat nuk mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa një kontroll shumë herë më strikt se në një pjesë tjetër të qytetit dhe prandaj dua që të jetë shumë e qartë edhe për bashkinë e Tiranës, edhe për institucionet e tjera, që ne duhet ta definojmë për çdo shkollë të Bashkisë Tiranë se kush është perimetri i sigurisë. Nuk mund të jetë një gjë e përcaktuar nga ne, sepse diku mund të jetë 50 m në vijë ajrore pranë shkollës, diku 100 metra, në varësi të pikave të interveprimit që bën nxënësi. Ka një shkollë të caktuar në një nga njësitë administrative të Tiranës, lokali, fast food-i mund të jetë pak më lart. Ky perimetër sigurie nuk është i fiksuar, por do të vlerësohet nga ana e të gjitha institucioneve, për të futur brenda këtij perimetri çdo lloj shërbimi që i ofrohet nxënësve.

Strukturat Vendore të Policisë janë ato që kanë përgjegjësinë, jo pa qëllim këtu është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili tashmë ka nxjerrë aktet dhe udhëzimet e tij për të përcaktuar për të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe zoti Vocaj, drejtuesi i Policisë, për të përcaktuar kush janë zonat në shkollat e Tiranës dhe Shqipërisë.

Sot kemi bërë një shërbim shumë të frytshëm me Ministrin e Drejtësisë dhe me ekipin që po punon për ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe mund t’ju them që duke filluar në radhë të parë nga shitja apo shpëndarja e lëndëve narktotike dhe më pas me mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, armëve të ftohta, si dhe çdo vepër tjetër dhune, prostitucioni apo pornografie, ne do të rrisim ndëshkimet ndaj keqbërësve që përfshihen në këto vepra penale brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Objektivi ynë kryesor është pa as asnjë kompromis, parandalimi i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhën e të miturve, si dhe goditja pa kompromis e rrjetit të shpërndarjes së drogës në perimetrin e sigurisë në shkolla në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Në ditët në vijim, unë kam besim që Policia e Shtetit do t’i përgjigjet kësaj nevoje publike, me punë dhe me operacione të cilat do të japin rezultatet më të mira.

Përdorimi i lëndëve narkotike/Duke  qenë se Kryetari i  Bashkisë, përmendi New York-un, më lërë të dal tek një shifër e cila ka tronditur në fakt vetë shtetet e Bashkuara të Amerikës, por na ka tronditur dhe ne, për sa jemi njohur përmes Sekretarit të Shtetit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2022 janë 110.000 të vdekur nga mbidozë, vetëm brenda një viti ,ose siç thonë amerikanët më shumë të vdekur nga mbidoza gjatë vitit 2022, se sa amerikanë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në luftën kundër nazizmit. Nga këta 110 000 të vdekur në Shtetet e Bashkuara 2/3 kanë gjetur vdekjen për shkak të mbidozës ose efekteve të tjera negative nga drogat sintetike, opium, e cila është një drogë sintetike që prodhohet kryesisht në vendet aziatike dhe që trafikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne, së fundi, falë goditjes së Policisë së Shtetit kemi arritur të bllokojmë një rrjet që shpërndan ose sjell në Shqipëri një prej këtyre drogave sintetik, ku ishte rasti i goditjes së një rrjeti kriminal që vinte nga Kosova me një numër të konsiderueshëm dozash dhe shumë shpejt do të kemi dhe rezultate të tjera, por e vërteta është që edhe në Shqipëri, droga të ngjashme, sintetike opiuide po hyjnë dita-ditës dhe ndaj ne duhet t’i dalim para kësaj masakre, dhe duam që luftën kundër spaçatorëve ta ngremë në një nivel tjetër të pakrahasueshëm me gjithçka është bërë deri tani në Shqipëri kundër këtij fenomeni që po saboton të ardhmen e këtij vendi.

Prandaj, me veprime konkrete, na duhet që të rrisim edhe ndjenjën e besimit tek oficerët e sigurisë në shkolla dhe tek punonjësit e Policisë. Kryetari i Bashkisë tha shumë bukur, ju i dini kush janë dyqanet, fast food-et, kush janë spaçator, keni besim tek Policia e Shtetit, se çdo e dhënë që do të vijë prej jush, do të ruhet konfidencialiteti. Prandaj ja kam thënë shpesh Policisë së Shtetit, gjëja që ne duhet të fitojmë urgjent është besimi tek qytetarët, që çdo informacion, ankesë që vjen prej tyre, të përpunohet menjëherë, të ruhet anonomati i personit që e sjell atë të dhënë dhe e vërteta është që jam i surprizuar pozitivisht nga numri i madh i qytetarëve që çdo ditë po sjellin tek Policia e Shtetit, të dhëna të rëndësishme në këtë përballje, e cila duhet ta ripërsëris, duhet të ngrihet në një nivel si asnjëherë më parë.

Bizneset tregtare që përfshihen në veprimtari penale në perimetrin e sigurisë në shkolla, do të përballen me të gjithë forcën e ligjit, deri në mbylljen dhe në konfiskimin e pasurisë së tyre. Këtu dua të jem shumë i qartë, një bar a një lokal nga krahu tjetër i Rrugës së Barrikadave, përshembull përfshihet brënda perimetrit të sigurisë, tek i cili Policia do të aprovojë dhe më pas do të konfirmohet nga Prokuroria dhe Gjykata, përfshirja në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit tregtar përgjithmonë, pra ky person nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë aktivitetin tregtar, sepse ka favorizuar me veprimet e tij, një vepër penale e cila shkatërron të ardhmen e vendit tonë.

Ndërsa përsa i përket sigurisë rrugore, do t’i kërkojmë bashkive që të marrin me rastin në fjalë Bashkisë Tiranë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen e niveleve të sigurisë qofshin këto sinjalistika rrugore horizontale/vertikale, semaforve brenda perimetrit të sigurisë, siç kam biseduar disa herë këto ditë kryetarin e palodhur të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ku kemi mundësi në të gjitha rrugët e shkollave të vendosim edhe një cilësi tjetër të kamerave të sigurisë ku do përfshijë edhe sensorët e zhurmat për t’i dhënë fund një historie që ndodh shpesh në Tiranë, ku Drejtori mund të konfirmojë se sa herë ditën dhe natën marrin në telefon për t’i dërguar shqetësimet që vijnë nga qytetarët, ku makina xhirojnë goma në rrugë pafundësisht në rrugët pranë shkollave apo në zona urbane, ku evidentimi i zhurmave do jetë brënda një limiti të pranueshëm, si në shumë eënde të botës deri në 100-120 decibel, por mjafton një makinë nga ato të shtrenjtat që përdoren nga individë që duhen të jenë pjesë e verifikimeve tona të përditshme, të zgjojë nga gjumi fëmijën e vogël, gjyshen apo gjyshin apo këdo tjetër që mezi pret të bëj pak orë gjumë për t’u çuar dhe të shkojë nesër në punë, edhe kjo gjë ndodh në Tiranë të paktën në Tiranë si fillim pastaj në gjithë Shqipërinë. Do vendosim aparatura në mënyrë automatike vlerësojnë zhurmën dhe përmes kamerave rregjistrojmë targën dhe dua t’ju njoftojë sot që dhe Drejtori Rrumbullaku, që cdo lloj gjobe që të vendoset do i shkojë qytetarit në telefon,do kemi bashkëpunimin e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit, që në qoftë se qytetari e paguan gjobën brënda 15 ditëve, paguan gjysmën e saj, kam patur nderin të isha Vet propozuesi i kësaj nisme.Përsa i përketë trafikut sfida jonë fillon që ditën e parë të shkollës me makinat,  kemi filluar me përgatitjen problematika lidhjet me makinat që  parkojnë dyshe ata janë një hall i madh. Justifikimet që ne marrim jan që “ne skishim ku ti parkojmë”, por me mbështetjen e Bashkisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes ta zgjidhim këtë problem dhe duhet ta dijë që cdo qytetar i Tiranës apo vizitues i Tiranës, që nëse parkojnë dyshe ne jemi aty për ta hequr dhe për ta cuar te pika e grumbullimit….Qytetarët më mirë paguajnë gjobën 1500 lekë sesa të paguajnë parkimin.

Hajdeni me mua tek rruga “Myslym Shyri” dhe t’ju numëroj unë sa makina parkuara dyshe. Kjo gjë në Tiranë nuk bën. Dhe prandaj jemi sot këtu me policinë bashkiake për të ndërtuar të gjithë ekipin që do merren personalisht me këtë. Ne duhet t’u mësojmë familjeve të Tiranës dhe i përshëndes dhe me ndihmën e Bashkisë, që nga ora 07:00-09:00, asnjë mjet shërbimi, në kuptimin e furnizimit të mos qarkullojë, dhe të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë të ndërtimit, betoniere e gjithçka tjetër, të mos lëvizi nga ora 07:00, deri në orën 20:00. Por, policia rrugore duhet të kontrollojë që kjo vepër e vendosur nga Bashkia në bashkëveprim me policinë bashkiake të respektohet për të gjithë njëlloj.

Për sa i përket disa elementeve për shpejtësinë e sigurisë rrugore, unë ua thashë, jam shumë i sigurtë që edhe opozita do na mbështesi, jemi duke i bërë gati dhe do rikthehet përsëri në Kuvend, për të bërë ndryshime të tjera në Kodin Rrugor, brenda të gjitha detajeve, në mënyrë që çdo vepër, në kuptimin, çdo shkelje rrugore që ndodh në rrugët dhe rrugicat pranë shkollës, ne të paktën, të dyfishojmë të gjitha penalitetet, por mendoj që duhet të shkojmë direkt në heqje patente për këdo që tejkalon shpejtësinë pranë shkollave, dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj falje. Mund të kesh çdo lloj emergjence, por mos harro që tek shkollat ka probabilitet shumë të lartë për të krijuar aksidente, dhe e vërteta është që ka ndodhur, nuk është se këtë po e sajoj unë sot.

Dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e arsimit, na duhet të sigurohemi që mjetet për transportin e nxënësve të jenë të mirëidentifikuar. Pra, duhet që furgoni që lëviz me fëmijë qofshin këto institucione shtetërore apo private, ne në shtetëror nuk kemi transport publik, por këta privatët që lëvizin fëmijët në shkolla, duhet të kuptojnë që e favorojnë, dhe si i tillë duhet që ai furgoni të jetë lehtësisht i identifikueshëm me logot, shenjat përkatëse dhe kjo do të jetë e unifikuar, ngjyrë e verdhë, të bien dakort të gjithë për ngjyrën dhe duhet t’i kenë të gjithë njëlloj, kemi folur me Ministren e Arsimit të Përgjithshëm. Përsa i përket sigurisë ushqimore, kanë filluar tashmë kontrollet e shtuara në të gjithë vendin me aparaturat e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë brenda perimetrave të sigurisë nëpër shkolla, por kjo duhet të jetë sistematike, e përditshme, e përjavshme në raporte, në mënyrë që ne, institucionet e tjera t’i vijnë në ndihmë për çdo shkelës, çdo abuzues, në cilësinë e ushqimeve të fëmijëve. Ne duhet të garantojmë që çdo ushqim, që u shitet fëmijëve pranë shkollave, në të gjithë territorin, duhet të jetë i sigurtë, dhe me cilësi.

Përsa i përket sigurisë urbane, unë i preka një pjesë të detyrave që kanë institucionet, nuk po zgjatem, por, dua që komunikimi mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, të jetë më i mirë se ai që kemi pasur deri më sot dhe i mirëkoordinuar, duke ndarë edhe detyrat.

Higjiena, duhani dhe alkooli në shkolla, është një prej sfidave të tjera, të cilat kanë ekzistuar në ligj, unë kam qenë në mandatin tim të parë të Kuvendit të Shqipërisë, në mos gaboj në vitin 2006, kur është miratuar ligji për kufizimin e përdorimit të alkoolit dhe natyrshëm, moslejimin e alkoolit tek mosha nën 18 vjeç, tani këta djem dhe vajza që kemi në të majtë besoj që mund të konfirmojnë konstatimin tim se nuk gjendet një lokal në Tiranë që të refuzojë të shesi një birrë të ftohtë apo një pije tjetër alkoolike fëmijëve 16-17 vjeç në Shqipëri. Ju ka kërkuar ndonjëri karta identiteti për të parë se sa vjeç jeni? Unë dhe Erjoni kemi pasur mundësinë të studiojmë jashtë Shqipërisë dhe e dimë mirë që thyerja e këtyre rregullave që bëjnë diferencën, dhe prandaj duhet që Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të bëjë detyrën dhe të verifikojë të gjitha lokalet pranë shkollave.

Të cilat do të kenë tabelën e vendosur, ku ndalohet shitja e alkoolit dhe pijeve energjike, të bëhet ligj tek personat nën 18 vjeç dhe kjo dënohet me gjobë shumë qesharake që mund ta ndryshosh, 30000 (të reja), dhe ndërkohë që nëse shet një pije alkoolike, një 16-vjeçar, një 15-vjeçar, një 17-vjeçar, kjo dënohet me gjobë deri në 10000 lekë. Ne këto duhet ti shohim, dhe ne nisjen do ta diskutojmë për të shkuar në parlament për të ashpërsuar këto lloj gjobash dhe gjithë kjo taks forcë që ne kemi ngritur, do të koordinohen ku do të trajtohet natyrshëm afër te ky qark , por në Tiranë jam shumë i sigurtë që paketa e sigurisë do të bëj një diferencë pozitive dhe më të madhe, sepse e kam biseduar prej vitesh me kryetarin e Bashkisë Erjonin, i cili në këtë kontakt të tij të tretë për çështjet e sigurisë së Bashkisë Tiranë ka prioritet dhe jam shumë i sigurtë që edhe me invistimet që presim të planifikohen, konsultimet që kërkon shteti dhe për buxhetin e shtetit edhe për buxhetin e bashkisë Tiranë, do të planifikojmë sa më shumë investime dhe mund tju them që ka një pjesë e publikut që nganjëherë shkojnë me shpejtësinë e kohës që kanë bashkëpunuar me policinë në rrugë, por e vërteta është që punonjësit e policisë në rrugë janë garantuesit dhe një pjesë e vëndeve që kanë hequr punonjësit e policisë nga rruga i kanë zvendësuar ata me teknologji dhe në qytete teknologjia kryeson në vend të kamerës. Sa më shumë kamera të ketë në rrugët kryesore të qytetit, në rrugica, aq me pak probleme do të kemi, prandaj kam besim që ne do do të bëjme diferencë në çështjet e sigurisë publike dhe në mënyrë të veçantë, çështjet e sigurisë në shkolla. Oficerat e sigurisë në shkolla janë një gjetje e mirë, por që duhet të bëjmë çështë e mundur ta shtrijmë atë në të gjitha shkollat e Tiranës dhe në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe në fakt edhe administratorët e shkollave që bashkia Tiranë ka punësuar janë ata të degës, dhe prandaj oficerët e policisë në shkolla nuk do të vazhdojnë të jenë më njerëz që smbajnë përgjegjësi, por do të jenë bashkëpunëtorët kryesorë të policisë së shtetit për të identifikuar personat të përfshirë në çdo lloj vepre penale në dëm të fëmijëve të qytetit dhe të Shqipërisë. Prandaj për Oficerat e shkollave, Ministrja e Arsimit ka marrë një numër të caktuar, një raport të përjavshëm, model raporti, i cili duhet plotësuar me përgjegjësi dhe nuk duhet thënë përditë që “ska gjë”, kjo është një histori që vazhdon me kohë, por duhen identifikuar me emra. Me sa shoh unë tek lokali përballë shkonin fëmijët një nga një, por kur dalin nga lokali janë të trullosur dhe ne kujtojmë sikur çfarëdo ju themi dhe këto lloj raportohesh Policia e Shtetit nuk duhet ti marrë dhe ti hedh në risaj të tij, por ti përdorin me seriozitet. Dhe unë një gjë po jua them punët janë ndarë mes Ministrit të Brendshëm që tua nxinë jetën, këtë nuk ma luan dot njeri në botë. Dhe dua që për këtë përpjekjetë madhe ku shumë kanë thënë që është e vështirë , por mendoj që është lehtësisht e arritshme nëse ne e bëjmë të gjithë bashkë, krijojmë një koalicion që garanton marrjen dhe përgjegjësinë të lëndëve narkotike.

Nëse nuk do ti shpalosim, sepse nuk e kanë arritur as vendet e tjera, të paktën ne bëjmë historinë tonë të suksesit në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat