Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Kryeministri po mban peng opozitën, ja mundësia për të rrëzuar Ramën

Shqipëria

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Kryeministri po mban peng opozitën, ja mundësia për të rrëzuar Ramën

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:10
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të premte në një emision televiziv ku komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Spahiu theksoi se në Shqipëri nuk ka një opozitë të vërtetë pasi dy liderët e saj Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë peng i kryeministrit Rama për shkak të dosjeve në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, shefi i qeverisë ka një ndikim tangent mbi organet e drejtësisë duke i mbajtur peng liderët e opozitës.

Spahiu nënvizoi se maxhoranca rrëzohet vetëm nëse lind një opozitë e re ose nëse ka çarje Brenda Partisë Socialiste.

"Sot nuk ka një opozitë të vërtetë pasi opozita është peng i dosjeve që Edi Rama menaxhon përmes një ndikimi tangent mbi drejtësinë. Nuk është nevoja të kontrollosh drejtpërdrejtë një organ të drejtësisë, ne jetojmë në një vend të vogël që zyrtarët e kuptojnë me nuhatje çfarë duhet bërë. Unë e kam të vështirë të besoj te pavarësia absolute e drejtësisë. Edi Rama do të rrezikojë pushtetin kur të lindë një opozitë e re. Këtë opozitë të re nuk e lejon as Edi Rama as opozita e vjetër. Në momentin kur një lëvizje del kundër establishmentit të vjetër, ajo është e vdekur dhe jo vetëm në Shqipëri. Mundësia e dytë e rënies së Edi Ramës është çarja e brendshme e PS-së".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat