Kthupi: Basha kreu i Grupit, kemi ndjekur modelin e CDU, Bardhi zgjodhi jetën e vet politike

Shqipëria

Kthupi: Basha kreu i Grupit, kemi ndjekur modelin e CDU, Bardhi zgjodhi jetën e vet politike

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:00
Rezart Kthupi

Rezart Kthupi, këshilltar juridik i Partisë Demokratike, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, deklaroi se nesër në mbledhjen e këshillit Kombëtar, do të emërohen strukturat e reja të PD.

Kthupi deklaroi se zgjedhja e Lulzim Bashës edhe në krye të Grupit Parlamentar, është bërë duke ndjekur modelin e CDU-së.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko se kush e votoi Bashën për të qenë kreu i grupit, ai tha: Pse duhet të votohet?

Ndërkohë për Gazment Bardhin deklaroi se ky i fundit zgjodhi rrugën e tij politike, teksa shtoi se kërkoi që Grupi Parlamentar të merrte drejtimin e partisë.

Pritet zgjedhja e strukturave të reja, shkarkimet janë bërë më 2 shtator, tani zgjidhen strukturat e reja, përfshirë dhe kreun e grupit parlamentar. Për të pasur një produkt të vlefshëm nga ana statutore duhet të ndiqen disa hapa dhe ato hapa janë ndjekur.

Grupi parlamentar është strukturë e partisë, jo e parlamentit… rregullorja e Kuvendit parashikon se grupet kanë një rregullore të brendshme. Në rastin konkret, ne kemi ndjekur modelin e CDU.

Pse duhet votuar që Basha të jetë edhe kreu i grupit parlamentare? Bardhi nuk është më, jo se është çështje pëlqime, por se është një rregullim i brendshëm në parti. Bardhi vendosi të bëjë një jetë të tij politike dhe vendosi që grupi parlamentar të bëjë partinë. Grupi nuk mund të kontrollojë partinë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat