Kultivonin kanabis në zonën e plazhit të Lukovës, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Shqipëria

Kultivonin kanabis në zonën e plazhit të Lukovës, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër në kërkim për kultivim kanabis në Himarë.

Në kuadër të operacionit “Lukova”, është siguruar një video ku shiheshin këta persona duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një zonë të plazhit të Lukovës.

Dy persona të tjerë, po procedohen penalisht për moskallëzim të këtij krimi.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë kanabis të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat