Dita e parë e shkollës, Manastriliu: Fillim i ri, uroj një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm

Shqipëria

Dita e parë e shkollës, Manastriliu: Fillim i ri, uroj një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:28
Ogerta Manastirliu

Dita e parë e shkollës e gjen arsimin me një ministre të re, Ogerta Manastirliun. Kjo e fundit ka uruar të gjithë nxënësit që nisin rrugëtimin e tyre në këtë vit të ri akademik, ndërsa falenderon mësuesit për kontributin e tyre.

Dita e parë e shkollës është një fillim i ri për të gjithë.

Të gjithë mësuesve tanë, që ndriçojnë rrugën e dijes për brezin e ri me shumë durim e pasion, fëmijëve, që sot shkojnë në klasën e parë dhe të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre, u uroj një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm”, shkruan ajo.

Manastirliu pritet të betohet këtë të hënë si Ministre e Arsimit, post i cili mbahej nga Evis Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat