Hoxha tregon për investigimet: SPAK u vonua me hetimet dhe mbajti dy standarde

Shqipëria

Hoxha tregon për investigimet: SPAK u vonua me hetimet dhe mbajti dy standarde

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 22:41
Anila Hoxha

Pavarësisht “dorës së hekurt” të SPAK gjatë muajve të nxehtë të verës, prokuroria ka ende dosje të mëdha në dorë ndërsa Arben Ahmetaj është ende në kërkim.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha tha se SPAK mund të kishte vepruar më herët, sidomos për çështjen e inceneratorëvedhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në të pasi ishte TCH që paraqiti investigimet që vitin e kaluar. Sipas saj, SPAK ka vepruar me dy standarde për funksionarët e lartë dhe për njerëzit e drejtësisë.

“Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë investiguese emisioni Inside Story dhe edicioni lajmeve gërmuan dhe i thanë publikut, duke nisur me Arben Ahmetajn pasuritë, gjetjet dhe udhëtimet e tij luksoze, le ta quajmë  presion pozitiv raportim i fakteve ndaj SPAK i cili në fund e finalizoi.

Në muajin nëntor 2022 kjo çështje u parcelizua. Të parët që ngritën zërin të dy inceneratorve, ishin të pandehurit. Ata thoshin se bëhet fjalë për njëjtat fakte,  të njëjtë gjë tha dhe Lefter koka gjatë javës së kaluar.

Ata thoshin ka fakte të njëjta dhe nuk mundet të shpallet sikurse ndodhi në rezultat. Kërkesa e SPAK dorëzuar gjykatës së posaçme anti korrupsion se sa vite kërkon për secilin. Në rast se do ishin dosjet e bashkuara, Lefter Koka nuk do kishte në ngarkim të tij dy pretenca me nga 10 vite, pavarësisht se aplikohet gjykimi i shkurtuara, pra do kishte vetëm një pretencë.

Kemi dhe një një dosje të tretë, e Arben Ahmetaj, e cila u veçua, ndodhi si ndodhi dhe një nga funksionarët më të lartë është ende në kërkim. Te kjo dosja e tretë shkojnë të gjitha faktet e dyja dosjeve edhe e dosjes së incerenatorit të Elbasanit dhe e Fierit.

Nuk është kotë postualati “drejtësi e mohuar, drejtësi e mohuar”. Pa gjykuar dhe pa bërë prokurorin e prokurorisë, SPAK nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur dhe për këtë jemi të gjithë dakord sepse denoncimi u bë publik ku zyrtarët e lartë udhëtonin dhe paguheshin për qëndrimet e tyre luksoze. Kuptohej fare qartë se ishte bërë në kushtet e ndikimit monetar dhe sesi ishte blerë për këto veprime. E njëjta prokurori e posaçme antikorrupsion nuk mbajti të njëjtin standard për njerëzit e drejtësisë që u shpallën fajtorë vetëm duke kërkuar sistemin TIMS. E di sa minuta kërkon të këqyret sistemin TIMS, asnjë minutë. Kërkohet emri atësi, vendlindje dhe dalin të gjitha hyrje-daljet.  SPAK e bëri vetëm pasi u rrit presioni publik, ndoshta mund të ishte harruar.”-tha gazetarja Anila Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat