Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri degë në Elbasan, gjashtë rrezikohen në Korçë

Shqipëria

Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri degë në Elbasan, gjashtë rrezikohen në Korçë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Regjistrimi në universitete ka edhe disa ditë të përfundojë, por ajo që po vihet re është rënia drastike e numrit të studentëve të rinj të regjistruar.

Në Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë ka degë që mund të mos hapen këtë vit.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” këtë vit ka më pak studentë, ndërsa në fund të muajit do të mësohet nëse do të mbyllet ndonjë degë studimi.

Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksander Xhuvani” janë mbyllur tre degë dhe numri i studentëve në degët e tjera është shumë i ulët.

Nga ana tjetër në Universitetin e Korçës, “Fan S Noli” gjashtë degë janë në rrezik, pasi kanë vetëm nga një student të ri të regjistruar.

Në universitetin e Durrësit, “Aleksander Moisiu” rrezikohen mbyllja e degëve të historisë dhe filozofisë, pasi deri më tani nuk ka regjistrime.

Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ka më pak studentë dhe interesi është ulur këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat