Tiranë/ Në pallatin që u ‘pushtua’ nga flakët për tre orë ndodhej edhe një grua shtatzënë

Shqipëria

Tiranë/ Në pallatin që u ‘pushtua’ nga flakët për tre orë ndodhej edhe një grua shtatzënë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Tiranë, ku një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët duke shkrumbuar plotësisht 4 apartamente dhe fasadën jashtë.

News24 raportoi se në katin e pestë të pallatit, në momentin e zjarrin në një banesë ndodhej një grua shtatzënë bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët janë shpëtuar dhe janë nxjerrë jashtë banesës pa lëndime.

Ky pallat kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte ndërtuar, ndërsa banorët e katit të pestë kishin vetëm një muaj që ishin akomoduar në këtë ndërtesë.

“Kur ka rënë zjarri, në një banesë në katin e pestë ka qenë një grua shtatzënë bashke me dy fëmijët e saj te cilët janë shpëtuar dhe janë nxjerrë jashtë banesës pa lëndime. Çdo gjë në katin e pestë është shkrumbuar plotësisht. Ky pallat ka një vit e gjysmë që është ndërtuar. Banoret e katit të pestë kishin vetëm një muaj që ishin akomoduar në këtë ndërtesë”, raportoi gazetari.

Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve janë lënduar tre zjarrfikës, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mire shëndetësore.

“Janë lënduar tre zjarrfikës, të cilët kanë tentuar te futen gjatë kohës kur ishte pika më kritike në pallat. Ata janë në gjendje të mire shëndetësore, pasi kanë marrë shërbimin mjekësor në spital.

Banorët janë larguar dhe janë marrë nga përfaqësues të bashkisë së Tiranës. Në vendin e ngjarjes ndodhen tre grupe ekspertësh nga forcat zjarrfikëse dhe policisë së shtetit”, ka bërë me dije gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat