Kolegji Zgjedhor u dha 2 anëtarë në KZAZ, Indrit Sefa: Nuk mund të lejonim që bashkimi i halleve të “non gratave” të zyrtarizohej

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor u dha 2 anëtarë në KZAZ, Indrit Sefa: Nuk mund të lejonim që bashkimi i halleve të “non gratave” të zyrtarizohej

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:50
Indrit Sefa

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor vendosi që Partia Demokratike zyrtare të njihet si grupimi më i madh i opozitës dhe rrjedhimisht të ketë 2 anëtarë në KZAZ.

Pas këtij vendimi të Kolegjit Zgjedhor, ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, i cili përmes një postimi në Facebook, është shprehur se kjo është një fitore e gjithë demokratëve.

Sefa u shpreh se PD nuk mund të lejonte që “bashkimi i halleve të ‘non gratave’ të zyrtarizohej edhe ligjërisht”. Sipas tij, kjo fitore nuk ka të bëjë me zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Kukësit, por me zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Reagimi i plotë:

Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme në Kolegjin Zgjedhor është e juaja dhe për ju.

Së pari më duhet të bëj një shpjegim për injorancën juridike që ka mbuluar këtë betejë të fituar të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor. Fitorja e sotme nuk kishte të bënte vetëm me zgjedhjet e pjesëshme në Kukës por për zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027. Komisioneri (Z.Celibashi) dhe KAS kishin vendosur që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 PD do të duhet të kishte vetëm një anëtar KZAZ dhe rrjedhimisht 1 anëtar ne KQV. Partia Demokratike nuk mund të lejonte kurrësesi që bashkimi i halleve të NON GRATAVE që duan ti cojnë demokratët te LSI (PL) të zyrtarizohej ligjërisht.

Demokratë fitorja është e juaja dhe për ju sepse në zgjedhjet vendore të vitit 2027 Partia Demokratike do të ketë komisionerët e saj siç i ka pas gjithmon dhe kjo është një humbje për LSI (PL) dhe jo për ju.

Miqtë e mi mos bini pre e retorikës së atyre që duan tju çojnë në krahët e Ilir Metaj-t, ju keni shtëpinë tuaj dhe kontributi juaj është i vlerësuar vetëm në shtëpinë tuaj. Neveritini të gjithë ata që duan t’ju përdorin si mall shkëmbimi për të mbyllur hallet e tyre.

Partia Demokratike ka qënë, është dhe do të jetë gjithmon shtëpia juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat