Tri ditë larg prezantimit të lëvizjes së re, avokati Lapaj: S’ka më kthim pas, do të ndryshojë debati publik në Shqipëri

Shqipëria

Tri ditë larg prezantimit të lëvizjes së re, avokati Lapaj: S’ka më kthim pas, do të ndryshojë debati publik në Shqipëri

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 21:45
Adriatik Lapaj

Teksa kanë mbetur edhe tre ditë nga prezantimi i Lëvizjes së Re, Avokati Adriatik Lapaj në rubrikën “Opinion” foli për organizimin e kësaj lëvizjeje “Shqipëria Bëhet”.

Avokati Lapaj theksoi se takimi i parë i kësaj Lëvizjeje do të jetë në Rreshen në orën 17:00 dhe më pas do të jetë një rrugëtim serioz që nuk do të ketë kthim pas.

Gjithashtu ai shtoi se është i vendosur për një qasje të re të debatit publik në vend. Nuk la pa përmendur edhe kritikët dhe ata që kanë reaguar me akuza ndaj kësaj lëvizjeje, duke thënë se ndjehen të kërcënuar me këtë model të ri.

Pas tre ditësh është prezantimi zyrtar, fillojmë me takimin e parë në Rreshen në orë 17:00. Vazhdojmë me takime në Pogradec, kemi takime me diasporën. Ky është një rrugëtim serioz i vendosur dhe nuk ka më kthim pas”, tha ai. Lëvizja do të jetë e organizuar nga Departamenteve të fushave të ndryshme. Do të ketë propozime konkrete, do të jetë një paketë e plotë. Nga dita e hënë do të ndryshojë debati publik në Shqipëri. Nuk i kam hyrë kësaj rrugë për të menduar të keqen do të ketë qasjen e re karshi debatit publik. Debat me prova. Po i hy kësaj rrugë për të krijuar model të ri të të angazhuarit në jetën publike. Kjo do të jetë rrugë e vlerave, pra do të ketë një standard të ri të debatit. Unë do të shkoj tek qytetarët. E kam marrë këtë rrugë tani, moshën e kam në favor. Baltës nuk do t’i kthehem me baltë. Nuk jam në këtë rrugë për të replikuar modelin e të keqes dhe kush do të paguhet me para krimi e ka të kotë nuk ka më kthim pas. Do të vendosim një model të ri në këtë republikë. Nëse nuk do të na sulmonin do të thotë se nuk kemi bërë asgjë. Fakti që na sulmojnë do të thotë se i kemi trazuar ujërat. Jemi duke i kërcënuar me modelin tonë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat