Kush është 37-vjeçari që u gjet i vetëvarur në hotelin në Sarandë

Shqipëria

Kush është 37-vjeçari që u gjet i vetëvarur në hotelin në Sarandë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari që u gjet pajetë në dhomën e hotelit është Laçi Pirro nga Korça.

I riu është gjetur i pajetë nga punonjësja e hotelit.

Mësohet se ai kishte pronotuar për të qëndruar në hotel për tre ditë e madje sot do të largohej.

Sipas burimeve policore aktin e vetëvrasjes 37-vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme.

Sot ka shkuar punonjësja e hotelit për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37-vjeçarin pa jetë.

Aktin bëhet e ditur se e ka kryer me anë të një litari pasi i janë gjetur shenja të tilla.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat