I dha hashash të miturit, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

I dha hashash të miturit, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Ditët e fundit u bë virale në media një video teksa një 31-vjeçar i dha për të pirë një të mituri, cigare me lëndë narkotike kanabis, e filmoi dhe e postoi videon në rrjetin social Tik Tok.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të kësaj video nisën verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i shtetasit Gëzim Avdi (Kalia), 31 vjeç, banues në Patok, Kurbin.

31-vjeçari, i cili shihej në video duke konsumuar hashash me një fëmije të mitur, është shtruar në një spital të shëndetit mendor. Sipas raportit mjekësor, ai rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor. Në bazë të këtij raporti, gjykata Lezhës vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Ndër të tjera, personi në fjalë është shprehur se bëhet fjalë për një montazh.

31-vjeçari, banues në Patok Kurbin, është përballur me akuzat “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale që parashikon dënimin deri në 15-vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat