Tedi Blushi kërkesë Veliajt dhe drejtorit të UKT: Çfarë masash keni marrë për situatën shqetësuese me ujin e pijshëm

Shqipëria

Tedi Blushi kërkesë Veliajt dhe drejtorit të UKT: Çfarë masash keni marrë për situatën shqetësuese me ujin e pijshëm

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:55
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dorëzuar në Bashki kërkesën zyrtare drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe drejtorit të UKT me anë të së cilës kërkon informacion për mungesën e ujit të pijshëm dhe masat e marra.

Blushi thekson se shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet!

“💧🚰 Nisur nga gjendja shumë problematike e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë, të raportuar periodikisht edhe nga qytetarët, nga fakti se furnizimi me ujë 24 orë nuk u realizua kurrë dhe në kushtet kur cilësia e ujit është skandaloze, pavarësisht çmimit të lartë, ju drejtova sot Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Drejtorit të UKT, Elton Kacidhja me një kërkesë zyrtare për masat e marra për zgjidhjen e kësaj situate shqetësuese.

Shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet!”, shprehet Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat