Ndërhyri në të dhënat kompjuterike, përjashtohet nga policia e shtetit oficerja e Rinasit

Shqipëria

Ndërhyri në të dhënat kompjuterike, përjashtohet nga policia e shtetit oficerja e Rinasit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Efektivja e policisë në Komisariatin e Policisë Rinas që u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet për korrupsion dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit thotë se përjashtimi i oficeres Sulltane Kuka u bë për shkelje të Rregullores së Policisë,  “Përdor pozitën si punonjës policie për përfitime personale”, pasi datë 25.09.2023, gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme.

Po nga verifikimet e kryera nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga “Alert, nga punonjësja e Policisë Sulltane Kuka.

Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat