Dëmet nga breshëri në qarkun e Korçës, autoritetet qendrore e lokale takim me fermerët

Shqipëria

Dëmet nga breshëri në qarkun e Korçës, autoritetet qendrore e lokale takim me fermerët

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 21:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak ditë pas breshërit qe ra në disa zona të qarkut të Korçës, ku shkaktoi dëme të mëdha në prodhimin ende të pavjelë të mollëve, Zëvendësministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari, Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole dhe kreu i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu dhe ai Devollit Eduard Duro, zhvilluan një takim me fermerët në fshatin Zëmblak.

Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole shkruan në FB se me t’u njohur me situatën e fermerëve të zonës së prekur nga breshëri, zhvilloi takim me disa prej tyre. Shqetësimin e shprehur prej tyre dhe informacionin e dërguar nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Korçë, Jole e ka përcjellë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me qëllim ndërhyrjen e tyre për vlerësim e trajtim të mëtejshëm.

Këtij qëllimi i shërbeu edhe takimi i sotëm, ku përfaqësuesit e qeverise dhe pushtetarët lokalë dëgjuan shqetësimet e fermerëve.

“Situata si kjo, të shkaktuara nga moti, në terma të politikave më afatgjata kërkojnë qasje të reja në aplikimin e teknologjive, pajisjen e fermave me rrjeta antibreshër, dhe sigurimin e prodhimit, për të cilat kemi shembuj edhe në qark. Ndërsa në terma afatshkurtra, nga ana e institucioneve qendrore e vendore do të zbatohet çdo hapësirë ligjore për vlerësimin e gjendjes”, shkruan Jole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat