“Universitetet shqiptare po ngelin bosh”, deputeti i PD: Kanë humbur rolin e tyre, janë në gjendje të mjerueshme

Shqipëria

“Universitetet shqiptare po ngelin bosh”, deputeti i PD: Kanë humbur rolin e tyre, janë në gjendje të mjerueshme

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 20:41
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se institucionet e së ardhmes, universitetet shqiptare “po ngelin bosh çdo ditë e më tepër”.

Ai u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

Sipas tij këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike, teksa përmendi Universitetin e Gjirokastrës që është pranë mbylljes.

“Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes. Universitetet shqiptare po ngelin bosh çdo ditë e më tepër. Po mbyllen çdo ditë dhe po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

Këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike. Universiteti i Gjirokastrës i ka dhënë atij qyteti aq shumë dije, rrezikon të mbyllet. Jo vetëm ai, por shumë universitete të tjera po pësojnë të njëjtin fat. Tragjedi e vërtetë. Kjo lidhet padyshim me probleme që janë të mëdhaja, ekonomike, sociale, politike, por edhe me politikat universitare”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat