Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet pa shenja jete 83-vjeçari në Dajt

Shqipëria

Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet pa shenja jete 83-vjeçari në Dajt

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Një 83-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të martë pas Njësisë Administrative Dajt.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

“Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat