Kuvendi në seancë plenare, Bardhi kërkon të rishikohet përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Shqipëria

Kuvendi në seancë plenare, Bardhi kërkon të rishikohet përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:55
Kuvendi i Shqipërisë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar Kuvendit të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në shkresë, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes së komisionit të reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se një vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dore nga mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat