Rama zbulon emrat e liderëve europianë që marrin pjesë në Samitin e Berlinit

Shqipëria

Rama zbulon emrat e liderëve europianë që marrin pjesë në Samitin e Berlinit

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:26
Edi Rama, kryeminister i Shqiperise

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar gjashtë emrat e parë të liderëve europianë që do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit në Tiranë.

Kryeministri Rama ka zbuluar sot disa prej emrave të liderëve evropian që marrin pjesë, teksa deklaron se po bëhen përgatitjet e fundit.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Evropian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në postimin e Edi Ramës në “Facebook”.

Nërsa, kryeqyteti shqiptar, Tirana, për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, është nikoqire e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, me 16 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat