Berisha: Nuk e maskoni dot, deklaratën e Ramës që kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës

Shqipëria

Berisha: Nuk e maskoni dot, deklaratën e Ramës që kërkon të shkëpusë veriun e Kosovës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:48
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi si antishqiptare deklaratën e dhënë nga Edi Rama për Financial Times se Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt.

Gjatë fjalës së tij në parlament Berisha, tha se askush nuk mundet askush ta zhvendosë vëmendjen nga kjo deklaratë që synon shkëputjen e Veriut nga Kosova.

Ish-kryeministri kërkoi nga Rama që të japë llogari. Ai shtoi se NATO e ka refuzuar këtë deklaratë të bërë nga Vuçiçi dhe argati i tij, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Këtu ka një përpjekje të turpshme, të pafytyrë për të mbuluar me zhurma, me mashtrime dhe gënjeshtra, deklaratën superskandaloze, deklaratën më armiqësore të bërë ndonjëherë jashtë Beogradit për Kosovën, se veriu i Kosovës është toka e askujt.Ju nuk e mbuloni dot me asgjë, nuk e mbulon dot me asnjë lloj recitimi zonja Zilie Pali. E ka dashtë vetë, nuk ia kam vënë unë. Unë po flas me terma frojdianë, se po t’ia them me ato terma që ia thotë Rama, ju pastaj bërtisni, thoni shih sa vulgar është ky. Po flas me terma medikalë. Pra, nuk e mbuloni dot me asgjë këtë deklaratë të bërë vetëm një javë pasi ajo tokë u vadit me gjakun e atij që desh të bënte ligjin”, tha Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e stome pritet të miratojë një rezolut që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës nga grupi i armatosur serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat