Deputeti i PD-së: Shqipëria të miratonte rezolutën e parlamentit të Kosovës, do të ishte shërbimi më i mirë

Shqipëria

Deputeti i PD-së: Shqipëria të miratonte rezolutën e parlamentit të Kosovës, do të ishte shërbimi më i mirë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 00:06
Luan Baçi

Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhej Kosovës do të ishte miratimi i rezolutës së parlamentit të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi në A2 CNN, pas përplasjeve në parlament të opozitës dhe akuzave për bashkëpunim me Ramën për këtë çështje.

“Opozita është në detyrën e saj dhe nivelin e duhur të opozitës së një vendi. Pavarësisht se u munduan ta zhvendosin në drejtim tjetër dhe i punësuari i Ramës në opozitë, ish-kryetari i PD u ngrit i pari dhe kërkoi të njihej si kreu i grupit PD. Besoj e vutë re që Berisha kërkoi me insistim që kjo seancë të fokusohej te çështja e Kosovës dhe jo te problematika false. Parlamenti sot duhet të miratonte rezolutën për veriun e Kosovës. Jemi me vonesë. PE ka nxjerrë një rezolutë, SHBA është shprehur qartë, ndërsa parlamenti shqiptar që do të duhej të ishte i pari të mbështeste për Kosovën,  e paska vënë në datë 12 të së enjtes pra që ta shtyjnë sa më shumë”.

Ai akuzoi Ramën se nuk bashkëpunon me opozitën shqiptare dhe Kosovën, por me presidentin serb Vuçiq.

“Parlamenti i Kosovës është shqip, flet e shkruan shqip, është një parlament që ka miratuar një rezolutë dhe ne nuk ka mbetet gjë tjetër por të marrim rezolutën e parlamentit të Kosovës dhe ta miratojmë atë. Ky do të ishte shërbimi më i mirë qëndrimi më dinjitoz dhe një nga veprimet më të mira, por me çfarë shikoj e dëgjoj nuk bëhet fjalë të qetë një qëndrim me rezolutën e Kosovës që është në unison me rezolutën e Kosovës. Dihet që Rama pa marrë orientim nga pronari i tij Vuçiq nuk bashkëpunim me opozitën shqiptare e Kosovën, por me Vuçiq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat