Bllokuan foltoren e Kuvendit, PS kërkon masë disiplinore ndaj 5 deputetëve demokratë

Shqipëria

Bllokuan foltoren e Kuvendit, PS kërkon masë disiplinore ndaj 5 deputetëve demokratë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj 5 deputetëve të opozitës, të cilët ditën e djeshme, 5 tetor, bllokuan foltoren e Kuvendit si dhe podiumin, duke bërë që të anulohet votimi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Elda Hotit, Albana Vokshit  Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit dhe Lefter Gështenjës.

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet.

Kjo situatë bëri që të anulohej votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat