Zbulohet identiteti i shoferit që u kap me arsenal armësh në Kapshticë

Shqipëria

Zbulohet identiteti i shoferit që u kap me arsenal armësh në Kapshticë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Policia në pikën kufitare të Kapshticës sekuestroi të premten një arsenal armësh.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se në pranga është vënë shtetasi Xhimi Hoxha, banues në Tiranë, të cilit i janë gjetur në sediljen e pasme të mjetit 3 armë zjarri kallashnikov, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme dhe është duke u pyetur nga forcat e policisë së drejtorisë vendore të policisë së Korçës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar po përpiqej të kalonte kufirin shqiptar drejt atij grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat