E rrahën mbi 10 veta, 14 vjeçari transportohet në Tiranë

Shqipëria

E rrahën mbi 10 veta, 14 vjeçari transportohet në Tiranë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

14 vjeçari që u rrah barbarisht mbrëmjen e djeshme pranë kinemasë u transportua në Tiranën tek trauma në gjendje të rëndë. Mjektë kanë vlerësuar se i riu kishte rrezik për jetën dhe për këtë arsye e transportuan në kryeqytet.

Ndërkohë policia përveç të shoqëruarve në polici nuk ka asnjë të ndaluar mbi ngjarjen.

Nga të dhënat mësohet se kemi të bëjmë me një sherr bashkëmoshatarësh të cilët fillimisht janë grindur në rrjete sociale dhe pas janë përplasur në rrugë.

Duket se 14 vjeçari që ka mbetur pre e sulmit ka qenë i vetëm dhe ndaj tij janë përdorur mjete të forta për ta rrahur.

Policia vijon hetimet mbi ngjarjen dhe zbardhje e të gjjthë skemës se si ata janë grindur dhe kush ka qenë i përfshirë në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat