I ‘fiku’ aplikacioni SKY/ Trafikuan 782 kg marijuanë nga Shqipëria, Europol arreston 6 serbë

Shqipëria

I ‘fiku’ aplikacioni SKY/ Trafikuan 782 kg marijuanë nga Shqipëria, Europol arreston 6 serbë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 17:19
Droga

6 shtetas serbë janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi. Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.

Policia ka arrestuar organizatorin e dyshuar të grupit të krimit të organizuar M.M, 35 vjeç si dhe anëtarët me inicialet S. Gj., 36 vjeç, S.N., 34 vjeç, M. M., 32 vjeç, P.S., 42 vjeç dhe Z.J., 41 vjeç, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë në njësitë e paraburgimit në Serbi dhe Francë.

Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më shumë se gjashtë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë në vitin 2020.

Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal në periudhën prej 12.2. 2020 deri më 16 mars 2020, në territorin e Shqipërisë dhe Serbisë, ka blerë, transferuar dhe ndërmjetësuar blerjen dhe shitjen e lëndës narkotike – marihuanë. Vetëm në njërën prej sekuestrimeve (2 mars 2020) u gjetën dhe u konfiskuan 782 kilogramë drogë marihuanë në pikën kufitare të Vatinit. Gjatë procedurës para hetimore janë marrë provat lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky përmes asistencës juridike ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat