Mbështetja e Shqipërisë për Izraelin/ Hasani: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit

Shqipëria

Mbështetja e Shqipërisë për Izraelin/ Hasani: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 17:25
Foto nga takimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka patur një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, ndërsa i ka shprehur mbështetjen e palëkundur të vendit tonë në përballjen e armatosur me Hamasin.

Ai thotë se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë jetën e pafajshme të civilëve.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme.

Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan Hasani në “X”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat