Ky është Gëzim Çela, “Baroni i drogës” i shpallur në kërkim. Policia i rrethoi banesën dhe lokalin në Fushë Kuqe

Shqipëria

Ky është Gëzim Çela, “Baroni i drogës” i shpallur në kërkim. Policia i rrethoi banesën dhe lokalin në Fushë Kuqe

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:14
Gëzim Çela

ABC News ka siguruar foton e Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë në det”.

Në një aksion këtë të hënë,m policia ka rrethuar banesë dhe lokalin e Gëzim Çelës në Fushë Kuqe.

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat