Zjarri në Grecalli të Fierit del jashtë kontrollit, digjen mbi 300 rrënjë ulliri

Shqipëria

Zjarri në Grecalli të Fierit del jashtë kontrollit, digjen mbi 300 rrënjë ulliri

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:17
Fier

Zjarri në Grecalli të Fierit, që ka rënë gjatë pasdites së sotme, ka djegur mbi 300 rrënjë ulliri.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se ka qenë ora 15 e 30 kur një zjarr ka rënë fillimisht në ara me lëpushka misri të korrur.

Era që ka fryrë dhe fermeri që po i digjte kanë bërë që situate të dalë jashtë kontrollit duke kaluar në një parcelë me ullinj 25-vjeçar që ka qenë pranë hamullës së misrit.

Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikës që po luftojnë të shuajnë flakët që ndihmohen nga era që po fryn në këto momente.

Burime nga banorë të fshatit thonë se zjarri ka përshkruar e djegur një sipërfaqe te konsiderueshme toke që ishin të mbjellë afro 300 drurë ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat