Zheji i’a thotë në sy Mediut: T’i e di kush është maja e ajsbergut në dosjen e “Gërdecit”

Shqipëria

Zheji i’a thotë në sy Mediut: T’i e di kush është maja e ajsbergut në dosjen e “Gërdecit”

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 23:19
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji ka treguar për “Top Story” për majën e ajsbergut në dosjen e “Gërdecit”.

“Zoti Mediu përfaqëson majën e ajsbergut, dhe është i shënjestruar sepse pretendohet se ka prova apo pretendohet se ka prova për të vijuar një process dhe për t’i dhënë opinionit publik një fajtor. Duhet një fajtor.

Siç është parimi i ajsbergut 8/9 janë poshtë. Ato 8/9 Fatmir Mediu e di kush janë. Unë nuk dua të vë në dyshim SPAK-un si një institucion politik apo të afiluar me politikën. Sepse duke dëgjuar zotin Mediu më erdhën në mendje disa fraza që ka sjellë nga emigrimi Arben Ahmetaj.

Ka njërëz për këtë çështje janë dënuar edhe më rëndë seç duhej. Ka njërëz që kanë marrë përsipër faje që nuk duhet ti merrnin, ka njerëz që s’kanë marrë përsipër asnjë faji.

Pra, këtu ka një situatë shumë të turbullt dhe politika s’ka ndihmuar aspak për ta sqaruar.

Unë nuk dua të dyshoj paraprakisht se SPAK-u është pjesë e persekutimit të Fatmir Mediut. Zoti Mediu që kur dha dorëheqjen në rastin e Gërdecit, ajo e ka sfumuar karrierën e tij”- tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat