Kishte fshehur drogë në banesë, arrestohet 65-vjeçari në Gjirokastër

Shqipëria

Kishte fshehur drogë në banesë, arrestohet 65-vjeçari në Gjirokastër

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 65-vjeçar, i cili kishte fshehur lënë narkotike në banesën e tij.

Policia bën me dije se 65-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal në të njëjtën fushë.

Gjatë operacionit policor të koduar  “Përsëritësi” në fshatin Nivic, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Q., ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Nivic, Tepelenë, shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat