Lirimi i Goxhajt, reagon Idrizi: Asnjë arsye që shqiptarët të përfundojnë në Hagë

Shqipëria

Lirimi i Goxhajt, reagon Idrizi: Asnjë arsye që shqiptarët të përfundojnë në Hagë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 13:31
Shpëtim Idrizi.

Pas vendimit sot të Apelit që liroi nga qelia ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, vjen reagimi nga kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Idrizi përshëndeti vendimin, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të dërgojnë ish-luftëtarë të UÇK-së në Hagë.

Reagimi i Idrizit

Më në fund një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë, ai i mos ekstradimit të ish – luftetarit të UCK -së, Dritan Goxhaj. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të dërgojnë më ish – luftëtarë të UCK-së në Hagë.

E pa drejtë dhe e pandershme që në Gjykatë Speciale në Hagë, ndodhen udhëheqësit e luftës për lirinë e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, etj, kurse të lirë janë ish ministri i propagandës së Milosheviçit, Vuçiç dhe me qindra kriminelë lufte.

Krimet monstruoze të Serbisë në Kosovë, me mijë të vrarë, të zhdukur, të përdhunuar e deportuar, nuk mund të amnistohen kurrë. Dritan Goxhaj i bën nder çdo shqiptari, prandaj lirimi i tij është një lajm i mirë dhe i drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat