Trafikuan drejt Shqipërisë një automjet të vjedhur në Suedi, vihen në pranga dy persona në Elbasan

Shqipëria

Trafikuan drejt Shqipërisë një automjet të vjedhur në Suedi, vihen në pranga dy persona në Elbasan

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

DVP Elbasan/Trafikuan drejt Shqipërisë, një automjet të vjedhur në Suedi, pas verifikimeve të kryera, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan vunë në pranga shtetasit S. T., 45 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMW”, të vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat