Digjet makina e një polici në Pogradec, dyshimet e para

Shqipëria

Digjet makina e një polici në Pogradec, dyshimet e para

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 07:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Pogradec.

Mjeti që ishte i parkuar dhe siç raportohet nga gazetari Roland Beqiraj i përket një efektivi policie.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave ngjarjes.

Zjarr është fikur nga forcat e MZSH-së duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat