Konferenca “Roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Majlinda Bregu: Kemi humbur shumë kohë në procesin e integrimit

Shqipëria

Konferenca “Roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Majlinda Bregu: Kemi humbur shumë kohë në procesin e integrimit

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:21
Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj nga Konferenca e “Rolit të Parlamentit në Procesin e Berlinit”, yha se Shqipëria ka humbur shumë kohë në procesin e Integrimit.

Sakaq ajo ndau lajmin e mirë për reduktimin e tarifave roaming.

“Kemi humbur shumë kohë në procesin e integrimit. Po ashtu duhet të theksoj se duhet të jemi më shumë në kontakt me parlamentet e tjera.

Jam e kënaqur që shoh se më në fund Parlamentet janë duke diskutuar mes tyre në këtë iniciativë të rëndësishme që është Procesi i Berlinit.  Marrëveshja që u ratifikua vitin e kaluar ishte pjesë e Procesit të Berlinit. Disa marrëveshje do të nënshkruhen të hënën. Nga 1 tetori ne do të reduktojmë tarifat roaming. Ky është një lajm shumë i mirë.”, u shpreh Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat