Bashkëpunim me Ramën? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

Shqipëria

Bashkëpunim me Ramën? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:20
Edi Rama dhe Adriatik Lapaj

Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar me bindje të plotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Lapaj i tha Hervin Çulit se beteja e tij është me të vërtetën dhe se nëse kreu i qeverisë do e ftonte, nuk do t’i thoshte po.

Pjesë nga biseda:

Hervin Çuli: Jam i bindur që do të bashkëpunosh me Ramën, në të ardhmen, shumë shpejt.

Adriatik Lapaj: Mund të ta jap edhe me akt notarial, që nuk do të ndodhë.

Hervin Çuli: Kështu po, kjo do ishte shumë e bukur nëse do të bëhej.

Alfred Çako: Në politikë kurrë nuk thuhet kurrë.

Adriatik Lapaj: Nëse Rama më ftonte, do i thoja jo sepse nuk dua.

Hervin Çuli: Të gjithë futen në politikë vetëm për përfitime personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat