Sherr mes shqiptarëve në Itali, plagoset me thikë 20-vjeçari

Shqipëria

Sherr mes shqiptarëve në Itali, plagoset me thikë 20-vjeçari

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një njëzet vjeçar shqiptar është goditur me thikë nga një bashkatdhetar mbrëmjen e së premtes, 13 tetor në Figline e Incisa Valdarno (Firence).

Kur karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën vetëm njërin nga djemtë, i cili më pas u transportua në spitalin e Ponte a Niccheri, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me plagë thike në gjymtyrë.

Shqiptari tjetër, 17 vjeç, i cili ishte larguar pas sulmit para se të vinte patrulla, më pas u paraqit vetë në spital dhe mori një prognozë 10-ditore. 

Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia falë edhe sistemeve të vëzhgimit me video të qytetit dhe dëshmive të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat