Rama dhe Von Der Leyen, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së një dege të re të kolegjit Europian në Tiranë

Shqipëria

Rama dhe Von Der Leyen, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së një dege të re të kolegjit Europian në Tiranë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë hapëse të një tjetër dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë, e ka konsideruar atë çeljen e një faqeje të re për arsimin në Shqipëri.

31 studentë do të studiojnë në ciklin e studimeve master në kolegjin e Europës në Tiranë, dhe Von Der Leyen thekson se ky investim përbën ngritjen e një ure të re mes Shqipërisë me Europën e Bashkuar.

“I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur Federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idenë e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të Europës në Tiranë.

Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit.  31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Por kam kënaqësinë tu njoftoj se do të kemi bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor”, tha Von Der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat