Shfaqi probleme me zemrën në hotelin në Korçë, humb jetën austriaku

Shqipëria

Shfaqi probleme me zemrën në hotelin në Korçë, humb jetën austriaku

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç.

Ai ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat