Kjo nuk pritej, gazetarja e njohur zbulon lëvizjen e SPAK për Arben Ahmetajn

Shqipëria

Kjo nuk pritej, gazetarja e njohur zbulon lëvizjen e SPAK për Arben Ahmetajn

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 13:12
Arben Ahmetaj

Nga arratia Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Gazetarja Keti Banushi raporton se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qendrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat