Hoxhaj: Britania ka influencë në Evropë, mund ta ndihmojë Shqipërinë për integrimin

Shqipëria

Hoxhaj: Britania ka influencë në Evropë, mund ta ndihmojë Shqipërinë për integrimin

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:00
Andi Hoxhaj

I ftuar në “Tirana Live”, padagogu, Andi Hoxhaj nga Londra komentoi mbi pjesëmarrjen e zyrtarit të Britanisë së Madhë në Samitin e Procesit të Berlinit, që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë.

Ai tha se Britania është një përfaqësuese e këtij procesi, pasi udhëheq një nga komponentët e tij që është siguria.

“Britania e Madhe është një përfaqësuese në Procesin e Berlinit, për shkak sepse Britani e mbajti në 2018.

Një nga komponentët që ky proces ka në fushën e sigurisë, Britania e udhëheq. Ndaj ishe me rëndësi për Britaninë që të ishte në atë takim.

Sot po shikonim që Britania po vizitonte bashkë me Shqipërinë komandon që kanë bërë në Rinas.

Përshkrimi që është bërë në mediat britanike, ka qenë në fushën e sigurisë dhe progresi që Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit kanë bërë në këtë fushë” tha Hoxhaj

Sa i përket fakti të partneritet të Shqipërisë me Britaninë për ndalimin e emigrantëve, Hoxhaj tha se ky ka qenë një sukses dhe po shihet që ky model të aplikohet edhe me vendet e tjera të Ballkanit.

“Ngërçi që kishim më parë, ishte sepse nuk kishte një bashkëpunim, ajo si çështje është zgjidhur dhe po shihen rezultatet.

Kryesisht te Procesi Berlinit kjo është e diskutuar dhe modeli mes Shqipërisë dhe Britanisë po shihet si një sukses dhe ky si model po shikohet të zhvillohet me të gjithë vendet e Ballkanit.

Në pamë që edhe në Granada Shqipëria dhe Britania kanë bërë një marrëveshje” shtoi ai.

Sipas pedagogut, pavarësisht se Britania është jashtë unionit ajo vazhdon të ketë një ndikim të madh dhe mund ta ndihmojë Shqipërinë në integrimin e saj në BE.

“Në do ta shikojmë në këtë kuadër, Procesi i Berlinit përtej që ndihmon integrimin e Shqipërisë, është edhe kryesisht për të integruar ekonomikisht dhe Britania është një vend që ka goxha marrëveshje tregtare me Ballkanin dhe po shihen për tu shtuar.

Rritja e kapacitetve të Shqipëerisë, ka për ta ndihmuar edhe më shumë. Kështuqë indirekt Britania ka ende influencë në Evropë dhe mund ta ndihmojë integrimin e Shqipërisë në BE” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat