Rrëzimi i komisioneve hetimore dhe përjashtimi i deputetëve, Bardhi mbledh demokratët

Shqipëria

Rrëzimi i komisioneve hetimore dhe përjashtimi i deputetëve, Bardhi mbledh demokratët

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:51
Rrëzimi i komisioneve hetimore dhe përjashtimi i deputetëve, Bardhi mbledh demokratët

Gazment Bardhi ka mbledhur këtë mesditë deputetët demokratë, pas rrëzimit të komisioneve hetimore.

Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi gjatë mbledhjes.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër bojkotit.

Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”.

Më herët, deputetët e Partisë Demokratike mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Shkak u bë përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore. Deputetët Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, debatuan ashpër me kolegët e mazhorancës, duke e konsideruar e si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

“Është turp kjo që ndodh. Keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, sepse ju përball me aferat dhe korropsionin tuaj. Në këto kushte, nuk mund të ketë sjellje e as mbledhje normale“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat