Akti terrorist në Bruksel, Hasani: Qëndrojmë krah miqve tanë belgë e suedezë

Shqipëria

Akti terrorist në Bruksel, Hasani: Qëndrojmë krah miqve tanë belgë e suedezë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dënoi sot sulmin terrorist në Bruksel, ku u vranë dy shtetas suedezë dhe një person i tretë u plagos.

“Ne qëndrojmë përkrah miqve tanë belgë dhe suedezë në këtë moment të vështirë që po kalon Brukseli”, tha Hasani.

“Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit dhe lutemi për viktimat që shkaktoi ky sulm frikacak dhe jemi me familjet e tyre në këto momente të tmerrshme”, theksoi Hasani në një reagim në rrjetet sociale.

Dy shtetas suedezë u vranë dhe një person i tretë u plagos të hënën në atë që kryeministri belg Alexander De Croo e quajti një sulm terrorist.

Sulmi bëri që qyteti të rriste nivelin e tij të kërcënimit, duke përfshirë rritjen e masave të sigurisë në një numër vendesh të ndjeshme, veçanërisht në vende të lidhura me komunitetin suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat